Arbëri

Gjobitën katër investitorë të ndërtimeve në Malishevë

Katër investitorë të ndërtimeve janë gjobitur në qytetin e Malishevës për shkak të mosrespektimit të plotë të ligjit të ndërtimit.

Sipas njoftimit për media nga komuna, Inspektorati komunal në Malishevë, të prirë nga drejtoresha e kësaj drejtorie, Besartë Kryeziu-Ramaj, sot e ka zhvilluar një aksion për inspektimin e këtyre ndërtimeve në qytet, ndërsa sipas drejtoreshës, inspektimi do të jetë i vazhdueshëm, edhe për ndërtimet tjera.

“Inspektimi do të jetë i vazhdueshëm për të gjitha ndërtimet që bëhen dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohet mos respektimi i ligjit të ndërtimit”, ka thënë drejtoresha Kryeziu-Ramaj.