Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat e Komunës së Malishevës, kanë filluar punimet në ndërtimin e afro një kilometri rrugë në fshatin Bubavec, përkatësisht rregullimi dhe asfaltimi i disa rrugëve brenda fshatit.
Sipas njoftimit, gjatë fillimit të punimeve kanë marrë pjesë edhe zyrtarë komunalë.
Gjithashtu është bërë ditur se punimet janë duke u zhvilluar në disa rrugë të fshatit, me gjatësi prej mbi 900 metra dhe janë pjesë e investimeve kapitale, të cilat mundësohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.