Kosovë

Kryetari i Shtimes shpenzoi 1.200 euro për dy dreka zyrtare

 

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka shpenzuar 1.200 euro për dreka zyrtare në pesë muajt e fundit, prej kur mori këtë post.

Në një raport të siguruar nga KOHA, specifikohet se shpenzimet janë bërë për dy dreka brenda tri ditësh, më 21 dhe 23 dhjetor.