Kosovë

Bulliqi i kërkon MSH-së lehtësira në rekrutimin e stafit mjekësor

 

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, lehtësira në rekrutimin e stafit shëndetësor.

Sipas Bulliqit, me numrin e punonjësve shëndetësorë që aktualisht janë në këtë qytet, është e pamundur të ofrohen shërbime cilësore. Këto komente ai i ka bërë pas një takimi që ka pasur me ministrin Latifi, sekretarin e MSH-së, Naim Bardiqi dhe drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.