Kosovë

Borxhet e pashlyera, kompanitë publike në Ferizaj e çojnë komunën në gjykatë

 

Institucionet publike dhe ato arsimore në Komunën e Ferizajt janë zhytur në borxhe të thella gjatë viteve të fundit ndaj kompanive të cilat menaxhojnë mbeturinat dhe ujësjellësin. Këto të fundit tashmë i kanë nisur procedurat ligjore për t’i arkëtuar borxhet e trashëguara.

Institucionet publike në Ferizaj janë zhytur në borxhe prej mbi gjysmë milion eurosh ndaj kompanisë rajonale të ujësjellësit, “Bifurkaconi”, dhe asaj për menaxhimin e mbeturinave, “Pastërtia”.

Në borxhe më të thella janë institucionet shkollore, ndërkohë që këto kompani, me vendim të bordeve të tyre, i kanë nisur procedurat e arkëtimit të mjeteve nëpërmjet përmbaruesve privatë.