Arbëri

Në Rahovec po zhvillohet mësimi me prani fizike në të gjitha shkollat

Nga sot të gjitha shkollat e Komunës së Rahovecit po e zhvillojnë mësimin me prani fizike.

Dje është kthyer nga mësimi online në objektin shkollor, shkolla "Isa Boletini" në qytetin e Rahovecit, ndërkaq sot edhe shkolla tjetër që po mbante mësim online, "Heronjtë e Kosovës", në fshatin Hoqë e Vogël.

Drejtori i kësaj shkolle, Ukë Gashi ka pohuar të martën për KOHËN se pasi është konfirmuar shërimi i nxënësve të infektuar është vendosur që nga sot mësimi të organizohet sipas skenarit A, me prani fizike në shkollë.

Ndryshe sipas të dhënave të DKA-së në Rahovec, aktualisht nga 727 mësimdhënës të kësaj komune, 10 janë aktiv me COVID-19. Drejtori i DKA-së, Avni Morina ka bërë me dije për KOHËN se nga 8 mijë e 462 nxënës sa ka komuna e Rahovecit, 25 prej tyre janë aktiv me COVID-19. Në gjithë territorin e komunës sipas të dhënave janë vetëm 2 paralele që janë duke ndjekur mësimin online.