Kosovë

Gjimnazi “Hajdar Dushi”, e vetmja shkollë në Gjakovë ku po mbahet mësimi online

 

Ka mbetur vetëm një shkollë në Gjakovë ku po mbahet mësim online, sipas skenarit C, ka njoftuar për KOHËN shefi i sektorit të Arsimit në DKA-në e Gjakovës, Zymber Berisha.

SHMLT "Nexhemdin Nixha" është kthyer sot në mësim me prani fizike dhe me mësim online sipas skenarit C ka mbetur vetëm Gjimnazi "Hajdar Dushi", e cila ka 42 paralele, ku janë 11 mësimdhënës dhe 49 nxënës të infektuar me COVID-19.