Kosovë

193 nxënës me COVID-19 në Gjakovë, katër shkolla me mësim online

 

Katër shkolla kanë ndjekur mësimin online të premten në Gjakovë, për shkak të rasteve me COVID-19 të regjistruara ditëve të fundit.

“SHFMU Mazllum Këpuska”-Gjakovë me 17 paralele, SHFMU “Yll Morina”, me 31 paralele, SHMT “Nexhmedin Nixha” me 30 paralele dhe SHME “Kadri Kusari” me 38 paralele, janë shkollat që mësimin e kanë ndjekur sipas këtij skenari për shkak se numër i caktuar mësimdhënësish apo nxënësish kanë qenë të infektuar me COVID-19.