Kosovë

Edhe “Kadri Kusari” në Gjakovë kalon në mësim online

Foto: Ilustrim
 

Edhe Shkolla e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë ka kaluar në mësim online pasi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 11 mësimdhënës e një nxënës.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjakovë, derisa online po mbajnë mësim edhe shkollat Fillore dhe të Mesme të Ulëta “Yll Morina”, “Mazllum Këpuska” dhe Shkolla e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”.