Kosovë

Tri shkolla në Gjakovë në mësim online

 

Ashtu sikurse në tërë vendin, edhe në Gjakovë ka rritje të rasteve pozitive me virusin COVID por në të njëjtën kohë, institucionet shëndetësore konfirmojnë se ka ngritje të vetëdijesimit për t’u vaksinuar si dhe për t’u testuar. Aktualisht në Gjakovë janë gjithsej 256 raste aktive. Ndërkaq, për shkak të rritjeve të rasteve, tri shkolla të komunës po vijojnë mësimin online

Kjo u tha në mbledhjen e Shtabit Emergjent për Menaxhimin e COVID-19 të kryesuar nga kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.