Kosovë

Opozita kritikon kryetarin e Malishevës për vonesë në emërimin e drejtorëve komunalë

Ekrem Kastrati
 

Shefi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Malishevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Veton Zogaj e ka quajtur shqetësuese vonesën e zgjedhjes së drejtorëve të drejtorive komunale nga kryetari Ekrem Kastrati.

Kanë kaluar afro dy muaj nga mbajtja e balotazhit dhe 42 ditë nga dita e dhënies së betimit nga kryetari Kastrati dhe ai ende nuk ka arritur të përcaktohet për emrat të cilët do t'i udhëheqin drejtoritë.