Kosovë

Totaj premton qeverisje transparente e pa korrupsion në Prizren

Foto: KOHA
 

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka premtuar qeverisje transparente, pa korrupsion e nepotizëm, derisa kashtuar se në kabinetin e tij s’do të ketë vend për njerëzit që kanë probleme me ligjin.

Duke folur për qeverisjen e kaluar të Mytaher Haskukajt dhe aktakuzat e ngritura ndaj drejtorëve, Totaj i PDK-së deklaroi se s’ka pasur qasje profesionale ndaj obligimeve të punës. Premtoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në kabinetin e tij.