Kosovë

Hyseni publikon parimet për bashkëqeverisje me ndonjë subjekt në Gjilan

Foto: KTV
 

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka publikuar një letër me parimet për marrëveshje me ndonjë subjekt politik në Gjilan për bashkëqeverisje. Ai shkroi se është e rëndësishme bashkëqeverisja adekuate dhe e ndershme pavarësisht subjektit.

"Qeverisjen lokale, në mandatin 4 vjeçar do ta bëjmë mbi bazën e tri vlerave kryesore: ndershmërisë, profesionalizmit dhe transparencës", shkroi Hyseni në Facebook.