Kosovë

LDK-ja në Istog synon koalicion me PDK-në e LVV, por kjo e fundit e refuzon

 

Në fillim të kësaj jave, Ilir Ferati, ka marrë zyrtarisht drejtimin e Istogut, por për të qeverisur këtë komunë, LDK-së si fituese e zgjedhjeve në këtë qytet i mungojnë numrat në Kuvend.

LDK-ja në Kuvendin Komunal ka 11 këshilltarë, AAK-ja 7, LVV-ja 5, PDK-ja 3 dhe subjekti GIBI 1. LDK-së i duhen së paku edhe tre këshilltarë për të siguruar shumicën në Kuvend, i cili ka gjithsej 27 ulëse.