Betohet kryetari i ri i Gjilanit, Alban Hyseni

Betohet kryetari i ri i Gjilanit, Alban Hyseni
Në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të ri Komunal të Komunës së Gjilanit, është betuar kryetari Alban Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Hyseni është betuar duke thënë se do t’i kryejë detyra do t’i ushtrojë kompetenca si kryetar me nder e besnikëri dhe në mënyrë të paanshme.
“Unë betohem që do t’i kryejë detyrat dhe do t’i ushtrojë kompetencat si kryetar i Komunës së Gjilanit me nder, besnikëri në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për gjithë”, u betua Hyseni.
Hyseni në raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtura më 14 nëntor, mposhti kundërkandidatin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Hazirin.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve, Hyseni mori besimin e 21 mijë e 800 qytetarëve gjilanas apo 51.10% të votave. Kurse kundërkandidati i tij, Haziri mori 20 mijë e 865 vota apo 48.90%.
Alban Hyseni sot merr drejtimin e Komunës së Gjilanit
Sot do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gjilanit. Lutfi Haziri do t’ia dorëzojë mandatin e kryetarit të zgjedhur, Alban Hyseni.
Mbledhja inauguruese e Kuvendit të ri Komunal të Gjilanit do të mbahet në orën 10:00, ku edhe do të betohet kryetari dhe asamblistët e rinj.
Pas pranimit të detyrës së kryetarit, Hyseni në orën 15:00 do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve.
Hyseni në raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtura më 14 nëntor, mposhti kundërkandidatin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lutfi Hazirin.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve, Hyseni mori besimin e 21 mijë e 800 qytetarëve gjilanas apo 51,10% të votave.
Kurse kundërkandidati i tij, Haziri mori 20 mijë e 865 vota apo 48.90%.
Hyseni deri dje ishte edhe deputet.
“Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit”, shkroi Hyseni në Facebook të mërkurën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

LDK-ja akuzon pushtetarët e Prizrenit për shitjen e vendeve të punës

Kuvendi i Prizrenit i drejtohet Qeverisë me rekomandim për tatimin në pronë

Banorët e Janjevës kërkojnë të shqyrtohen kërkesat e tyre për projektin e ujësjellësit

Podujeva pritet të bëhet me trafik urban

Opozita ankohet për mosveprim nga pushteti në Fushë-Kosovë për themelimin e ndërmarrjes komunale

Istogu pa energji elektrike, shkak erërat e forta

Vërejtje të shumta për Komunën e Prizrenit lidhur me rehabilitimin e rrugës në qendër

Aliu: 2023-ta do të jetë vit i realizimit të projekteve nëpër komuna

Në Spitalin e Prizrenit, rritet numri i pacientëve në dializë që nga fillimi i pandemisë COVID-19

Rrjeti i vjetruar elektrik rrezikon banorët e Koshares së Ferizajt

Stadiumit të Dobrajës i vihen shiritat, nisin hetimet
