Halil Thaçi zëvendëson Hysenin në Kuvend

Halil Thaçi zëvendëson Hysenin në Kuvend
Halil Thaçi do ta zë ulësen e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Ai do ta zëvendësojë Alban Hysenin, i cili dha dorëheqje nga ky post, për t’u betuar si kryetar i Komunës së Gjilanit.
Thaçinga Obiliqi në zgjedhjet e fundit parlamentare ka marrë 5921 vota.
Alban Hyseni jep dorëheqje nga posti i deputetit
Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit. Të enjten në Kuvendin Komunal të Gjilanit ai do ta bëjë betimin për marrjen e postit të kryetarit të komunës.
“Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit”, ka shkruar Hyseni në Facebook.
Ai ka fituar në balotazhin e 14 nëntorit ndaj Lutfi Hazirit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për...
Posted by Alban Hyseni on Tuesday, December 7, 2021
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Podujeva shpall tender për trajtimin e qenve endacakë

Podujeva e mbështet propozimin për faljen e 100 eurove për tatimin në pronë

LDK-ja në Prizren akuzon dy nivelet e pushtetit për rritjen e faturave të tatimit

Opozita në Shtime e cilëson të dështuar organizimin për përvjetorin e masakrës së Reçakut

6.3 milionë euro bartje, opozita kritikon pushtetin e Fushë-Kosovës

Kuvendi Komunal i Prizrenit vendos që Erion Veliaj të shpallet “Qytetar Nderi”

Podujeva dhuron 170 tituj për Bibliotekën e Manastirit

Ministria ndan 270 mijë euro për Stacionin e Autobusëve në Podujevë

4 milionë euro dëme nga vërshimet në Istog, 30 familje mbesin pa shtëpi

Banorët e Gërlicës së Ferizajt përballen me vërshime sa herë që ka të reshura të shiut

Banorët e Shalës mbledhin rreth 20 mijë euro për ngritjen e shkronjave UÇK
