Kosovë

Berisha shprehet i gatshëm të punojë me të gjitha partitë për të mirën e Fushë-Kosovës

 

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ka thënë se do të punojë me të gjitha partitë politike për të mirën e komunës. Komentet ai i ka bërë në mbledhjen inauguruese ku kanë dhënë betimin këshilltarët e rinj të Kuvendit Komunal dhe kryetari Berisha.

Mbledhjen e udhëhoqi anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës, Hasan Ismajli nga radhët e AAK-së. Gjatë seancës u bë betimi i 27 këshilltarëve të rinj të kësaj legjislature që kanë dalë si rezultat nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti.