Kosovë

Totaj pas certifikimit nga KQZ-ja: Ka ardhur koha për të punuar për Prizrenin e të ardhmes

 

Kryetari i sapo zgjedhur i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të raundit të dytë nga ana e KQZ-së ka vlerësuar se ka ardhur koha për të punuar për Prizrenin e të ardhmes si dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Sipas tij me vendimin e fundit të KQZ-së është vërtetuar se zgjedhjet e 14 nëntorit në këtë komunë kanë qenë demokratike dhe kanë pasqyruar vullnetin e qytetarëve.