Kosovë

Prokurimi për dekorimin e Prizrenit për fundvit përsëritet për të tretën herë

 

Komuna e Prizrenit ende nuk ka arritur që ta kontraktojë operatorin ekonomik për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit. Gjatë këtij viti, prokurimi për punët që duhen ekzekutuar në kuadër të këtij projekti ka dështuar në dy përpjekjet e para. Sipas zyrtarëve komunalë, ky aktivitet i prokurimit është përsëritur për herë të tretë, me disa ndryshime, me shpresën që të ketë ofertë të suksesshme.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka më 21 shtator 2021 ka marrë vendim për miratimin e propozimit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit, duke lejuar shpalljen e tenderit për mbledhjen e ofertave përkatëse.