Kosovë

Një pjesë e qendrës së Gjakovës mbetet pa energji elektrike

 

KEDS-i ka njoftuar se si pasojë e një defekti të paraqitur në linjën nëntokësore 10 kV- Konvikti në Gjakovë, një pjesë e qendrës së qytetit është pa energji elektrike.

“Për shkak se defekti është paraqitur në disa pjesë të linjës nëntokësore, e bën edhe më të komplikuar sanimin në kohë të shpejt. Ekipet tona janë në terren duke punuar pandërprerë, me të gjitha kapacitetet në dispozicion, në mënyrë që të rikthehet furnizimi sa më parë për konsumatorët e afektuar”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.