Arbëri

Ndizen qirinj për viktimat në Deçan

Në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet e viktimave, banorët e Deçanit kanë ndezur qirinj. Në mesin e tyre është edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Në një konferencë për media, ministri Sveçla ka thënë se autoritetet kanë marrë informacione të shumta, të ndryshme lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit që kreu krimin, dhe se Policia po i trajton disa pista.