Kosovë

Tash e dy vjet, disa QMF në fshatra të Kaçanikut qëndrojnë të mbyllura

 

Që nga fillimi i pandemisë, së paku pesë Qendra të Mjekësisë Familjare në fshatra të Kaçanikut janë mbyllur si pasojë e mungesës së stafit mjekësor, pasi që komuna i kishte kushtuar rëndësi më të madhe QKMF-së në qytet. Ndërkohë, disa nga këto objekte nëpër fshatra tashmë kanë nisur të demolohen, pasi që ato nuk po mirëmbahen nga askush.

Njëra ndër to është edhe ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshatin Shtrazë.