Kosovë

Rreth 70% e nxënësve në gjimnazin e Pejës vaksinohen ndaj COVID-19

 

Interesim të madh për vaksinim kundër COVID-19 kanë shfaqur nxënësit e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë.

Ky interesim ka bërë që iniciativa e përbashkët e drejtorisë së shkollës, nxënësve dhe prindërve për vaksinim masiv në këtë shkollë, e nisur të hënën e javës së shkuar, të vazhdojë edhe sot.