Kosovë

Bulliqi premton ndihmë për familjen që iu dogj shtëpia

 

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka vizituar familjen Hasani të cilës i është djegur shtëpia dhe dy vetura mëngjesin e hershëm të ditës së hënë.

Ai ka thënë se do të angazhohen për t’i dalë në ndihmë kësaj familje për të tejkaluar më lehtë këtë fatkeqësi. Edhe pse ishin brenda në kohën kritike, asnjëri nga familjarët nuk ka pësuar dëmtime.