Kompania Rajonale e Ujit “Gjakova” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka filluar me shpërndarjen e vërejtjeve për konsumatorët të cilët kanë borxhe të mbledhura mbi 100 euro.
Sipas kompanisë, konsumatorët duhet që të bëjnë programimin e borxhit në afat prej 24 muajsh.Por nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë KRU “Gjakova” paralajmëron se të njëjtit do të dërgohen të përmbaruesi.
“Në rast të mos përgjigjes ndaj obligimeve kundrejt borxhit të akumuluar në afat prej 7 ditësh, përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar të ngrisim procedurat përmbarimore, te Përmbaruesit Privat, ku ju si konsumator ngarkoheni me shpenzime shtesë”, thuhet në njoftim.