Arbëri

Lipjani nesër pa ujë të pijshëm

KRU Prishtina ka njoftuar se komuna e Lipjanit do të mbesë pa furnizim me ujë të pijshëm të premten.

Kjo për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nëpër disa stacione të pompimit.

“Pasi kemi marrë informacione nga KEDS, nesër më datë 19 nëntor 2021 , e premte do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nëpër këto stacione të pompimit: Lipjan, Konjuh, Vrellë dhe Sllovi duke filluar nga ora 10:00-15:00. Me këtë rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin qyteti i Lipjanit në tërësi, të gjitha bizneset në drejtim të QMI-së dhe 30 fshatra të komunës së Lipjanit”, thuhet në njoftim.