Kosovë

Bizneseve në Lipjan u vështirësohet puna shkaku i ndërprerjeve të shpeshta

 

Puna e prodhimit të mobilieve është e varur pothuajse krejtësisht nga pajisjet që për funksionimin e tyre duhet energji elektrike.

Mirëpo kjo punë po vështirësohet në kompaninë që e udhëheq Rrahim Spahiu, meqë kohët e fundit është duke u ballafaquar me mungesë të energjisë elektrike.