1 perditesime
20:39

LDK-ja shpall fitoren e Xheladinit në Dragash

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shpallur fitoren e Bexhet Xheladinit në Dragash.

Pas numërimit të votave me postë, rezultati në Dragash është përmbysur dhe Xheladini ka dalë para Shaban Shabanit të PDK-së.

“Konfirmohet fitorja e madhe e LDK-së në Dragash. Bexhet Xheladini, tashmë edhe zyrtarisht është kryetar i ri komunës së Dragashit. Faleminderit diasporë për kontributin dhe mbështetjen masive që i keni dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar LDK-ja në Facebook.

Me marrjen e Dragashit, LDK-ja barazohet me PDK-në me nga tetë komuna të fituara. Prin Lista Serbe me 10 komuna.

19:59

Pas numërimit të votave me postë, përmbyset rezultati në Dragash

Pas numërimit të votave me postë, është përmbysur rezultati në Dragash.

Bexhet Xheladini i LDK-së kryeson në këto vota me 244, ndërsa Shaban Shabani ka marrë vetëm 54 vota.

Numri i fletëvotimeve të aprovuara aty ishte 308.

Pas numërimit me votave me postë, Shabani kishte 5.648 vota, ndërsa Xheladini kishte 5.601 vota. Diferenca mes tyre ishte 47 vota, por me numërimin e votave të tjera rezultati u përmbys.

Tash, Xheladini ka lënë pas Shabanin me një diferencë prej 143 votash.

Lidhja Demokratike ka qenë e menjëhershme në rrjetet sociale për të uruar fitoren në Dragash. Në Facebook, kjo parti ka thënë se Xheladini tashmë është zyrtarisht kryetar.

Po ashtu, në Junik rezultati preliminar tregonte të ishte i ngushtë. Megjithatë me votat me postë është thelluar diferenca edhe më, me Ruzhdi Shehun e LDK-së dhe Agron Kuçit të AAK-së. Shehu ka marrë 436 vota, kurse Kuçi 232.

Nëse ky rezultat mbetet i njëjtë për Dragashin, PDK-ja dhe LDK-ja përfundojnë me numër të njëjtë të udhëheqjes së komunave, 8 me 8.