Kosovë

Rinumërimi ndryshon listën e LDK-së në Podujevë

 

Pas rinumërimit të votave për Kuvend Komunal të Podujevës dhe certifikimit të rezultateve ka ndryshuar përbërja e listës së këshilltarëve të LDK-së

Ndryshim të rezultatit e të listës së këshilltarëve në Kuvendin Komunal të Podujevës ka ndodhur pas rinumërimit të votave në total për këtë komunë. Dy kandidatë për këshilltarë të LDK-së në këtë komunë, Fatmir Gashi dhe Qëndresë Haliti nuk do të ushtrojnë mandatin, pasi në vend të tyre, pas rinumërimit, është vërtetuar se kanë fituar Ekrem Rrahmani dhe Tringë Sfishta. KOHA ka provuar të flas me të dy, por Rrahmani nuk ka dashur të deklarohet, ndërsa Sfishta nuk e ka hapur telefonin.

Ndryshim të votave që kanë pësuar ndryshim në renditje ka pasur edhe te kandidatët tjerë dhe partitë tjera garuese në këtë komunë, por jo sa për ta hequr dikë dhe për ta zëvendësuar me dikë tjetër.