Arbëri

Fletëvotimet për Asamble Komunale në Podujevë do të rinumërohen

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve për kandidatët për Asamble Komunale në komunën e Podujevës.

Kjo është bërë e ditur nga kandidati për Asamble në Podujevë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhevdet Maloku. Ai së bashku me 118 kandidatë të tjerë nga partitë tjera kishin dërguar ankesë në PZAP për parregullsitë që kishin ndodhur në rinumërimin e votave për Asamble Komunale.

PZAP-i e ka pranuar ankesën e kandidatëve dhe i ka dërguar KQZ-së vendimin për rinumërimin e plotë të votave për Asamble Komunale në Podujevë.

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinumërojë të gjitha fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal në Podujevë, nga të gjitha subjektet politike”, thuhet ndër të tjera në vendimin e PZAP-së.

Podujeva do t’i nënshtrohet edhe një herë procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri më 14 nëntor, ku Ekrem Hyseni i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i VV-së janë në balotazh.

 

ZYRTARE : PODUJEVA NË RINUMËRIM TOTAL Sot pranuam vendimin e PZAP i cili na e pranoj ankesën e 119 kandidatëve për...

Posted by Xhevdet Maloku on Monday, November 8, 2021