Kosovë

Peja ka në dispozicion 8000 vaksina kundër gripit sezonal

 

Qendra e vaksinimit në Pejë ka nisur të enjten vaksinimin kundër gripit sezonal. Kjo qendër ka siguruar nga Ministria e Shëndetësisë tetë mijë vaksina.

Shefi i Qendrës së vaksinimit në Pejë, Dugagjin Sahatçiu, i ka thënë KOHËS se vaksinimi kundër gripit sezonal do të bëhet në lokacionin ku është e sistemuar edhe Qendra e vaksinimit masiv të popullatës kundër Covid-19, në hapësirën e Galerisë së Arteve në objektin e Pallatit të Kulturës.