Arbëri

Bie numri i fëmijëve të braktisur në Malishevë

Braktisja e fëmijëve në Komunën e Malishevës është reduktuar dukshëm, ka thënë për KOHËN drejtori i Qendrës për Punë Sociale në këtë komunë, Afrim Zogaj.

Vitin e kaluar sipas Zogajt ka qenë vetëm një rast dhe atë QPS-ja ia ka dalë ta rregullojë duke i ribashkuar prindërit e foshnjës që ishin në procedurë të divorcimit, duke siguruar kështu strehën më të mirë për fëmijën e braktisur - familjen e tij.

Sivjet deri më tash është një rast braktisjeje, i cili është në trajtim nga QPS.

Familjet që shfaqin gatishmëri për strehimin e fëmijëve të braktisur, veç aktit human, gëzojnë edhe ndihmë financiare nga shteti.

Viteve të kaluara numri i fëmijëve të braktisur në këtë komunë ishte më i madh.