Arbëri

Mbyllet për tri ditë rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit

Për tre ditë do të jetë e mbyllur rruga Brezovicë-Qendra e Skijimit. Kjo meqë siç njofton Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në këtë rrugë sot do të fillojë asfaltimi.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar rruga do të jetë e pakalueshme deri më 23 tetor(e shtunë) ora 16:00.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër, 20 Tetor (E Mërkurë), do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 - Segmenti Brezovicë - Qendra e Skijimit. Për ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 km. Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 Tetor, ora 16:00 (E Shtunë). Ju faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e ministrisë.