Arbëri

Murati publikon borxhet e komunave, prin Gjilani, Ferizaj e Mitrovica

Ministri i Financave dhe Transfereve, Herkuan Murati, ka publikuar të dielën një grafikon me të dhënat e borxheve të komunavë të Kosovës.

Murati ka thënë se publikimi i tyre po bëhet për shkak të interesimit të madh të mediave dhe publikut.

Sipas grafikonit, komuna e Gjilanit prin me borxhe, e pasuar nga ajo e Ferizajt dhe e Mitrovicës.

“Nisur nga interesimi i shtuar i mediave dhe publikut për borxhet e komunave, në vijim gjeni grafikonin që paraqet 10 komunat që kanë më së shumti obligime të papaguara (sipas prerjes në fund të muajit gusht)”, ka shkruar Murati.

Në mesin e dhjetë komunave me më së shumti borxhe janë Rahoveci, Prishtina, Malisheva, Peja, Vushtrria, Gjakova dhe Skenderaj.

Image