Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 51 pacientë për koronavirus. Spitali njofton se 37 prej tyre janë në oksigjenoterapi, 7 në CPAP maskë dhe 6 në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 4 pacientë.
Në komunën e Pejës aktualisht janë 170 raste aktive me COVID-19.