Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 67 pacientë me COVID-19.
Sipas raportit të Spitalit, 54 prej pacientëve janë me oksigjenoterapi, nëntë janë me maskë CPAP e 12 janë në gjendje të rëndë.
Gjashtë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë pranuar shtatë pacientë, thuhet nga Spitali i Pejës.