Kosovë

Akuza për degradim urban e mungesa e ujit të pijshëm në Ferizaj

 

Degradim urban, mungesë e hapësirave gjelbëruese, e pa mundësi për zgjerimin e rrugëve që ju përshtaten ndërtimeve të larta, janë disa nga akuzat më të mëdha që po bëhen në drejtim të Planit Zhvillimor të Komunës së Ferizajt.

Drejtori ekzekutiv i rrjetit të OJQ-ve “AVONET”, Kenan Gashi, thotë se përkundër thirrjeve të shumta, ndërtimet pa asnjë kriter po vazhdojnë në këtë komunë.