Në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, sipas drejtorit Hilmi Shala, nuk është pranuar asnjë pacient me COVID-19, ndërkohë që janë liruar nga ky spital 16 persona.
Aktualisht, sipas Shalës, në këtë spital janë të shtrirë 35 persona me COVID-19, nga të cilët 25 me oksigjeno-terapi. Pesë nga të shtrirët janë nga Shqipëria.
50 shtretër të dedikuar për pacientët me COVID-19, janë të lirë.
Komuna e Gjakovës ka edhe 563 raste aktive me COVID-19, sipas të dhënave të IKSHP-së. Nga fillimi i pandemisë në këtë komunë kanë qenë 7 mijë e 983 raste të konfirmuara, ndërkohë që janë shëruar 7 mijë e 420.
Ndërkaq nga fillimi i pandemisë në Gjakovë kanë vdekur 225 persona me COVID-19.