Kosovë

Në Lipjan ofrohet shërbimi mobil për personat që kanë vështirësi të shkojnë në Qendrën e vaksinimit

 

Qytetarët e Komunës së Lipjanit po vazhdojnë të vaksinohen në masë të madhe kundër pandemisë COVID-19, ndërkohë që ekipet mobile kanë nisur vaksinimin në terren tek personat me aftësi të kufizuara dhe tek ata që kanë sëmundje të ndryshme shëndetësore. Në kuadër të këtij mobilizimi tashmë janë vaksinuar edhe banorët e Shtëpisë së komunitetit dhe Qendrës së azilit, ndërkohë që do të vaksinohen edhe lëmoshkërkuesit.

Deri tash në Komunën e Lipjanit janë administruar gjithsej 40 mijë e 980 vaksina. Gjatë së martës, njëri nga banorët që ka përfituar nga vaksinimi në shtëpi është vaksinuar edhe 84- vjeçari Nezir Meta së bashku me bashkëshorten e tij në fshatin Krojmir. Meta ka thënë se nuk ka mundur të shkojë në qendrën e vaksinimit shkaku i problemeve shëndetësore.