Arbëri

148 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë të shtrirë 148 pacientë të infektuar me koronavirus. Spitali njofton se prej tyre, 119 pacientë janë në oksigjenoterapi, 35 në gjendje të rëndë dhe 9 në CPAP.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 pacientë, derisa janë për trajtim 6 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të hënën se janë regjistruar 14 të vdekur nga koronavirusi dhe 259 të infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë shëruar 870 pacientë.