Dy vdekje brenda 24 orëve të fundit nga COVID-19 kanë ndodhur në të njëjtën familje në Turjakë të Malishevës.
Mbrëmë ka vdekur një grua 39-vjeçare, ndërsa sot në mëngjes edhe vjehrri i saj 68-vjeçar.
Një familjar i tyre ka thënë për KOHËN se ata kanë qenë të konfirmuar me COVID-19 dhe po trajtoheshin në klinikat e QKUK-së në Prishtinë.
I njëjti ka bërë me dije se asnjëri nga ata nuk kanë qenë të vaksinuar.