Kosovë

Pas 10 vjetësh zvarritjeje, ndalet e gjithë puna në ujësjellësin e Hanit të Elezit

 

Punimet në kuadër të këtij projekti rreth një milion eurosh janë ndërprerë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) me arsyetimin se gypat e ujësjellësit nuk mund të vendosen nëpër prona të kësaj agjencie pa ndonjë pëlqim. Në komunë thonë se projekti, edhe ashtu i zvarritur, është në fazën finale. Donatori i projektit e sheh shqetësuese këtë pengesë të AKP-së

Prej më shumë se dhjetë vjetësh po zvarritet projekti i ujësjellësit në qytezën e Hanit të Elezit.

Punimet në kuadër të këtij projekti rreth një milion eurosh janë ndërprerë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) me arsyetimin se gypat e ujësjellësit nuk mund të vendosen nëpër prona të kësaj agjencie pa ndonjë pëlqim.