Kosovë

Spitali i Pejës shënon rekord të të shtrirëve nga COVID-19

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Spitali i Përgjithshëm i Pejës në njoftimin e 24 orëve të fundit ka bërë të ditur se ka 220 pacientë të shtrirë për COVID-19, numri më i lartë i të shtrirëve që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.

Prej 220 pacientëve, 192 prej tyre janë me oksigjeno terapi, 7 pacientë janë në CPAP dhe 52 pacientë në gjendje të rëndë, kjo e fundit gjithashtu shifra më e lartë e raportuar që kur filloi pandemia në Kosovë, raporton KOHA.