Kosovë

Në Rahovec sot është dhënë vetëm doza e dytë e vaksinës, shkaku i defektit të një printeri

Pamje brenda Qendrës së Vaksinimit-Rahovec
 

Rrustem Gashi, rreth të tetëdhjetave kishte zbritur sot nga Xërxa në Rahovec për të marrë vaksinën, dozën e parë. Por nuk ka arritur ta marr atë. "Nuk e di çka po bahet veç po pres këtu", ka thënë ai për KOHËN, derisa po priste në një ulëse para objektit ku po kryhet vaksinimi.

"O prish kompjuteri, po thonë po qu ecim në shtëpi", e ka sqaruar atë e afërmja Ferdane Gashi, duke e marrë për krahu të moshuarin dhe duke ecur plotë nervozë tatëpjetës për të dalë nga oborri i QKMF-së.