Kosovë

FSK-ja dhuron maska në sheshin e qytetit të Pejës

 

Ushtarët e regjimentit të dytë të këmbësorisë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të hënën kanë zbarkuar në sheshin e qytetit të Pejës, për të dhuruar maska.

Tre ushtarët e këtij regjimenti të stacionuar në Istog, u shpërndanin maska çdo qytetari që kalonte atypari.