Arbëri

114 persona me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 114 pacientë për COVID-19.

Nga ta, 103 janë me oksigjeno-terapi, ka njoftuar spitali.

Gjendja e pacientëve sipas të dhënave të spitalit në 24 orët e fundit:

114 pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid 19;

103 pacientë janë në Oksigjenoterapi;

4 pacientë janë në CPAP;

27 pacientë janë në gjendje më të rëndë;

6 pacientë te shëruar;

17 pacientë të pranuar.