Nisma Socialdemokrate e ka mbajtur të fshehtë emrin e kandidatit për kryetar të Malishevës, deri në ditën e fundit të afatit për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Ekrem Kastrati do të garojë për Malishevën në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Ai ka pasur pozita të ndryshme në institucionet publike, si drejtor në qeverisjen lokale të kryetarit aktual të kësaj komune, Ragip Begaj, sekretar permanent në MASHTK e të tjera.