Arbëri

Mbesin edhe dy vatra të zjarrit aktive në Suharekë

Drejtori i Emergjencës në Suharekë, Enver Shabani ka thënë se temperaturat e larta dhe erërat kanë shkaktuar dëme në fusha dhe male, duke djegur edhe një shtëpi të vjetër e të pa banuar.

Ai në emisionin SOT ka thënë se dëme ka edhe në kulturat bujqësore.

“Janë aktivizuar të gjithë për të shuar zjarrin. Ka pas zjarrfikës nga shumë komuna, kompani private, e qytetarë. Tashmë kemi dy vatra të zjarrit aktive. Ne sot jemi në ditën e katër të shuarjes së zjarrit. Fshati Reshtan, Studenqan e Reçan kanë qenë ndër fshatrat e prekura. Numri i zjarrfikësve është 13 dhe janë gjithmonë aktiv. Nga sot kemi aktivizuar edhe katër zjarrfikës sezonal”, ka thënë ai.

Shabani ka thënë se është vendosur që zjarrfikësve në këtë komunë t’u rriten pagat, me nga 50 euro shtesë për secilin zjarrfikës.