Aleanca për Ardhërinë e Kosovës (AAK), ka promovuar kandidaturën për të parin e Gjilanit, ku kandidat për këtë komunë do jetë Nazim Gagica.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha gjatë promovimit se Aleanca do ta respektojë votën e gjilanasve dhe se vota e tyre nuk do të jetë e humbur.
“Kur isha kryetar Qeverie këtë dashuri njerëzore, këtë ngrohtësi të juajën që e kam ndier çdo herë ta respektojë edhe me punë që i kemi kryer nga Qeveria edhe ju sigurojë që disa projekte shumë të mëdha, shumë kapitale nuk ka qenë lehtë me i kry, me i vendos, me i sjellë ato investime për Gjilan. Njëkohësisht edhe për krejt këtë trevë e po ashtu edhe disa vendime për prona që ia kemi aloku komunës, të cilat kanë qenë shumë me mungesë për komunën. Pra kemi bërë veprime që vërtet e iniciojnë jetën e juaj përveç atyre nacionale që krenohemi me to si Ushtria, Trepça, Pavarësimi energjetik e plotë punë tjera. Vota e qytetarit të Gjilanit do ti kthehet qytetarit të Gjilanit edhe në mënyrën si ua kanë kthyer drejtorët tonë”, ka thënë Haradinaj.
“Kemi kandidat për kryetar njeriun që ka kryer detyra ekzekutive në arsim, ekonomi, administratë dhe ka më shumë dekorata se sa rroga që ka marrë. Kandidati i Aleancës gjatë punës së tij nëpër sektorë të ndryshëm në qeverisjen komunale, është njohës i qeverisjes komunale, ka marrë dekorata nga vendorët dhe ndërkombëtarët më shumë se sa numrin e rrogave që e ka”.
Gagica ka qenë Drejtor i Administratës së Përgjithshme në Gjilan, udhëheqës i Kulturës në Drejtorinë për Kulturë në Gjilan, ligjërues në universitetin ‘Fama’, e po ashtu këshilltar komunal në Gjilan.
Aktualisht Gagica është Drejtor i Arsimit në Gjilan.