Kosovë

PDK-ja kandidon Astrit Ademajn për kryetar të Pejës

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zyrtarizuar të premten kandidaturën e Astrit Ademajt për kryetar të Komunës së Pejës.

Krasniqi duke thënë se është i nderuar që gjendet në Pejë, në qytetin e kampionëve olimpikë, theksoi se ndihet krenar që para 10 viteve si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i kishte mbështetur dhe kishte besuar në ëndrrën e kampionëve të Pejës.